“Përshpejtoni reformat në energji” – Cutillo: Përafrim i legjislacioni me BE-në për thithjen e investimeve italiane
Ambasadori Italian në vendin tonë, Alberto Cutillo ka kërkuar përshpejtimin e reformave në sektorin elektro-energjetik në vend dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë europian, si një kusht i domosdoshëm për thithjen e investimeve italiane.
Cutillo ka komentuar dhe situatën politike në vend, duke kërkuar dialog mes palëve.
Më herët Cutillo shprehu mbështetjen e Italisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian, pasi sipas tij reformat e nisura nga Shqipëria do të konsolidohen me marrjen e statusit të vendit kandidat.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.