Perspektiva e ekonomisë gjermane varet nga industria!
Pasojat globale të pandemisë janë veçanërisht të rënda për sipërmarrjet gjermane që varen nga eksportet. Si do ta kalojë dimrin ekonomia gjermane?!
Të dhënat e reja ekonomike janë shpesh një test atmosferik për tregjet financiare. Këtë javë pati disa surpriza, të mira dhe të këqija. Në këtë kuadër industrisë gjermane iu desh të përballonte një rënie të mprehtë të porosive në tetor. Fajin për këtë e pati mungesa e shumë përmendur e materialeve. Prandaj kryesisht klientët e huaj u treguan të rezervuar me porosi. Kësaj i shtohet edhe përkeqësimi i situatës së koronas në shumë vende.
Një sinjal pozitiv dha nga ana tjetër prodhimi industrial. Në sektorin e automobilave në veçanti, nga linjat e prodhimit dolën më shumë makina dhe pjesë automjetesh.
Megjithatë, problemet ende nuk janë zgjidhur. Në fakt, është veçanërisht prodhimi i gjysmëpërçuesve në Azi që po ngadalëson kompanitë në Gjermani. Ekspertët besojnë se situata të çipat kompjuterikë mund të mos lehtësohet para gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm.
Për shumicën e profesionistëve të bursës, megjithatë, atmosfera është më pesimiste. Çdo muaj, Qendra për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW) në Mannheim publikon barometrin ekonomik për investuesit profesionistë. Flitet për një gjysmëvit dimri të errët, veçanërisht për shkak të rigjallërimit të pandemisë Corona.
Nga ana tjetër, perspektiva për vitin e ardhshëm është shumë më pozitive, jo vetëm sepse kufizimet që lidhen me koronan mund të hiqen sërish. Ato që pritet të përfitojnë janë hotelet, si dhe tregtia me pakicë, nëse konsumatorëve u rikthehet shija e konsumit.
Në bursa, ky optimizëm është i mirëpritur – pas ditësh të humbjeve në tregjet e aksioneve. Por: në rast të një pandemie, probleme të papritura mund t’i pengojnë shumë shpejt planet e investitorëve dhe ekonomistëve. DW
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.