Perspektiva e lëndëve të para, BB: “Nga nafta tek metalet dhe lëndët bujqësore, çmimet priten të larta”
Çmimet globale të lëndëve të para pritet të qëndrojnë të forta në nivelet aktuale në vitin 2021, pas rimëkëmbjes në tremujorin e parë si pasojë e rritjes ekonomike, sipas Bankës Botërore. Çmimet e energjisë priten në një mesatare me mbi 30% më të lartë këtë vit se në 2020-n, me naftën në 56 dollarë për fuçi, sipas organizatës. Metalet pritet të rriten me 30% dhe tregejt ujqësore projektojhen në rritje me thuajse 14%. Megjithatë, Banka Botërore theksoi se perspektiva varet ndjeshëm ndaj progresit në përmbajtjen e pandemisë si dhe masat e mbështetjes politike në ekonomitë e zhvilluara.
Analistët e Organizatës thonë se rritja ekonomike botërore dhe fushata e vaksinimit kanë mbështetur çmimet e lëndëve të para, pavarësisiht se kohëzgjatja e rimëkëmbjes është e pasigurtë. Nafta bruto është rimëkëmbur nga nivelet rekord të ulëta të prekur gjatë muajve të parë të pandemisë, për shkak të rimëkëmbjes ekonomike dhe uljes së prodhimit nga OPEC. Nafta Brent dhe ajo bruto amerikane, janë rritur me mbi 30% në vitin 2021. Banka Botërore theksoi se metalet pritet të tërhiqen vitin e ardhshëm, për shkak të zbehjes së stimujve, pas një rritjeje rekord këtë vit.
Çmimi i bakrit pritet të rritet mesatarisht me 38% këtë vit, prej aktivitetit të fortë të ndërtimit dhe kërkesës për mallra konsumatore. Tregjet bujqësore kanë marrë vrull prej kërkesës nga Kina dhe problemeve me prodhimin në Amerikën e Jugut, pavarësisht se shumica e tregjeve botërore të lëndëve të para ushqimore qëndrojnë të mirë- furnizuara.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.