Pesimizëm për Britaninë, ulen projeksionet për vitin 2016 dhe 2017
Ekonomia britanike përshpejtoi hapin në fund të vitit të kaluar, pavarësisht se norma e rritjes vjetore ka mbetur e njëjtë me projeksionet. Të dhënat e fundit konfirmojnë gjithashtu se, efektet e Brexit do të fillojnë të ndihen gjatë këtij viti. Paundi britanik ra menjëherë pas publikimit të të dhënave.
Britania nuk është më vendi me normën më të lartë të rritjes ndër vendet e zhvilluara. Prodhimi i Brendshëm Bruto i Mbretërisë u rrit me 0.7% gjatë tremujorit të fundit të vitit, krahasuar me 0.6% që regjistrohej në tremujorin paraardhës. Kjo është e dhëna më pozitive që prej tremujorit të fundit të vitit 2015, tregon zyra e statistikave në vend.
Vrulli gjatë tremujorit të fundit të vitit merr shtysë nga tregtia, ndërkohë që investimet e biznesit ranë. Edhe shpenzimet konsumatorë ngrenë dyshime mbi të ardhmen e ekonomisë së Mbretërisë përgjatë këtij viti. Zyra e statistikave uli projeksionet për rritjen ekonomike përgjatë 2016-ës, në 1.8 nga 2%.
Të dhënat pohojnë gjithashtu se, sektori i shërbimeve, që është edhe lokomotiva e ekonomisë britanike u zgjerua me hapin më të ngadaltë në 7 muajt e fundit.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.