Pezullimi i lejeve mjedisore, Gjoka: Bizneseve t’u lihet afat 6 muaj deri në 1 vit
Pas pezullimit të lejeve mjedisore për rreth 100 subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve të riciklueshme në kryeqytet nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kërkon dialog midis palëve.
I ftuar në studion e TV SCAN, presidenti i kësaj shoqate, Filip Gjoka, thekson se ky aksion ka ndikim direkt në punësim, ndërsa bën apel që bizneseve tu lihet një afat i caktuar, që të adaptojnë rregullat e reja.
Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, ka theksuar se pikat e grumbullimit në kryeqytet, janë në kundërshtim me të gjitha rregullat mjedisore, dhe se do të nxirren kritere të reja për funksionimin e tyre. Sipas tij ky aksion do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.