Pezullimi i Rektorit të Universitetit të Tiranës – Dekanët pro vendimit
Pas urdhrit të ministres së Arsimit për pezullimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Dekanët e këtij Universiteti kanë dalë në një deklaratë për mediat ku janë shprehur se mbështesin urdhrin për pezullimin e Rektorit Mynyr Koni. Sipas tyre, vendimi i ministres është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe nuk shkel autonominë universitare.
“Ka mbi një vit që është punuar për konstatimin e këtyre shkeljeve të pretenduara, ka disa muaj që po punohet mbi dokumentin. Ministria e Arsimit është vonuar në nxjerrjen në nxjerrjen e përfundimit final dhe këtyre gjetjeve, por populli thotë: “Më mirë vonë se kurrë.” Ajo që zonja ministrja ka urdhëruar ne e vlerësojmë në përpurthje të plotë me kushtetutën, nuk shkel autonomi universitare, por në të kundërt e garanton autonominë nga paligjshmëria”, deklaroi Dekani Artan Hoxha.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.