Pica ‘nga qielli’ për studentët në Amerikë – Pizza Hut ofron gjysmë milioni pica falas
Ndërsa diplomimet anulohen në të gjithë vendin, markat po përpiqen që të sigurojnë disa ushqime komforti të nevojshme për ngushëllimin e studentëve.
Pizza Hut është marka e fundit që ka vendosur të japë një ofertë të veçantë për klasën e vitit 2020. Falë një partneriteti me fermerët e qumështit të Amerikës, rrjeti i picave po ofron gjysmë milion pica falas për të diplomuarit e e vitit 2020.
Studentët mund të kërkojnë picat e tyre falas, duke hyrë në llogarinë e tyre Hut në ëëë.pizzahut.com/gradparty. Oferta do të zgjasë deri më 28 maj ose derisa furnizimet të mbarojnë.
Krispy Kreme kohët e fundit zhvilloi një promovim të ngjashëm, duke ofruar maturantëve të shkollave të mesme një duzinë donuts falas.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.