Pika e re kufitare Zogaj– Skje/ Mesi: Sjell zhvillim ekonomik të zonës. 15 mln euro investime për rrugët
Hapja e pikës së re kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të zi, Zogaj-Skje, pritet të sjellë jo vetëm lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe qytetarëve por edhe zhvillimin ekonomik të kësaj zone.
15 milion euro janë fondet IPA të cilat do të investohen në zonë kryesisht për rregullimin e rrugëve dhe 8 milion euro për shndërrimin e liqenit të Shkodrës në atraksion Turistik. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë diskutimit të projektligjit në parlament, se bëri të ditur zhvillimin e projekteve në vazhdim për hapjen e linjave të reja të transportit.
Marrëveshja për hapjen e kësaj pike kufitare u nënshkrua mes dy qeverive në korrik të këtij viti, projekti pritet të nis vitin e ardhshëm.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.