Pika kufitare, aeroport, plazhe e qendra turistike- Ku do të hapen 500 vendet e reja të punës me kontratë (TABELA)
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura do të punësojë 500 persona me kontratë të përkohshëm për sezonin e verës 2018. Vendimi është miratuar pak ditë më parë e parashikon punësimin e tyre në qendra vizitorësh në pika kufitare, plazhe e zona turistike, shkruan portali ekonomik SCAN.
Referuar vendimit, periudha kohore e veprimtarisë sezonale, që do të kryejnë punonjësit me kontratë të përkohshme, është 2 muaj, korrik – gusht 2018. Punonjësit me kontratë të përkohshme do të përfitojnë pagën bazë minimale, të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.
Fondi i pagave për 500 punonjësit është në shumën 35 milionë e dhjetë mijë lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.