Pikëpyetjet e Vetting-ut, sukses apo ngërç! – Robert Gajda: U lanë jashtë gjykatave doktoraturat! Ballanca: Efektet me vite!
Konferenca me temë “Drejtësia në ngërç apo në reformim” e organizuar nga shoqata “Profesionistët e Rinj për Shqipërinë” mblodhi këtë të martë disa prej përfaqësuesve të institucioneve më të rëndësishme të së drejtës në vend e të shoqërisë civile. Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi evidentoi lënien jashtë të sistemit të drejtësisë shqiptare doktorantët në universitetet e huaja, gjë që sipas tij është bërë qëllimisht.
Drejtësia në ngërç apo në reformim? Është kjo pyetja që shtroi për diskutim shoqata “Profesionistët e Rinj për Shqipërinë” në një konferencë lidhur me efektet e Reformës në Drejtësi, e cila mblodhi këtë të martë disa prej përfaqësuesve të institucioneve më të rëndësishme të së drejtës në vend e të shoqërisë civile. Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi evidentoi lënien jashtë të sistemit të drejtësisë shqiptare doktorantët në universitetet e huaja, gjë që sipas tij është bërë qëllimisht.
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca u ndal te problematikat e shumta që po shoqërojnë reformën, duke paralajmëruar se ato do të zgjasin me vite, ndërkohë që Anëtarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve Erisa Xhixho fajësoi ndryshimet e shpeshta ligjore dhe pasigurinë juridike si një prej shkaktarëve të mungesës së investimeve në vend.
Avokati Idajet Beqiri tha se Vetting-u i dha një grusht të fortë korrupsionit në drejtësi, por tha se nga ana tjetër ai ka shkaktuar plagë të rënda. Ai foli me nota kritike lidhur me punën e SPAK, i cili merret me ccështje të vogla dhe nuk dërgon para gjykatave ata që kanë vjedhur pasuritë e shqiptarëve. Konferenca e së martës është e dyta e organizuar nga shoqata “Profesionistët e Rinj për Shqipërinë” me qëllim evidentimin e problemeve më të mprehta me të cilat përballet vendi sot.
Idajet beqiri: Vetting i dha nje grusht korrupsionit ne drejtesi. Politika e merr vendimet per interesat e saja, gjykatat e apelit po boshatisen, plage te renda nga vetting, fillimisht te kaloheshin gjyqtaret qe e kane kushtet per anetare te gjykates se larte, tani po hyjne pa konkurrim, se ka vetem nje kandidat. Spak i ka mbushur burgjet me kultivues kanabisi e per kalim kufiri, por nuk po luftohet kunder atyre qe kane vjedhur pasurine e shqiptareve, po e ze kohen me dosje te parendesishme, po denohen ashoer krimet e vogla.
Erisa xhixho: nuk behet debati i nevojshem per reformen ne drejtesi, padyshim qe kemi probleme me drejtesine. Nuk kemi konsultim publik, ndryshojme shume ligjet. Vijne ligjet per tu amenduar vetem dy muaj pas miratimit, ndikojne te investimet, te ekonomia, terhiqen investitoret. Problem siguria juridike, vecanerisht legjislacioni fiskal.
Robert gajda: e pashpjegueshme vonesa e pranimit te magjistrateve te rinj. E papranueshme mungesa e gjykates kushtetuese, nje force mazhoritare mund te lere pa mbrojtje kushtetutën, disa perzgjedhje ne gjykaten kushtetuese te diskutueshme, jane lene jashte gjyqesorit doktoraturat jashte shtetit, eshte bere me dashje per ti mbajtur jashtë gjykatave, Spaku i mbingarkuar me çështje te parëndësishme. Nuk merret me çështjet e rëndësishme.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.