Pilula e Merck, në fillim të shkurtit – Pritet miratimi i OBSH. Më pas, edhe i pilulës së Pfizer
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po shqyrton aktualisht pilulën orale antivirale të Merck, molnupiravir për COVID-19 dhe një rekomandim ka të ngjarë të bëhet deri në fillim të shkurtit, tha një zyrtare e agjencisë.
Janet Diaz, drejtuese në menaxhimin klinik, tha se Grupi i Zhvillimit të Udhëzimeve të OBSH-së po përgatitet gjithashtu të marrë në shqyrtim edhe pilulën orale të Pfizer. “Ne do t’i shqyrtojmë të dhënat e pilulës orale të Pfizer në fillim të shkurtit për miratim me gjasë në fund të atij muaji.”
Të enjten, një panel i OBSH-së rekomandoi përdorimin e dy ilaçeve nga Eli Lilly, dhe GlaxoSmithKline e Vir Biotechnology për pacientët me COVID-19, duke shtuar opsionet e trajtimit pasi varianti Omicron me përhapje të shpejtë i bën shumë joefektive.
Duke folur për trajtimet me antitrupa monoklonale, Diaz tha se disa monoklonale po tregojnë neutralizim të dëmtuar kundër Omicron-it dhe mund të jenë më pak efektivë kundër tij. “Por është e vërtetë se me variantet dhe me evolucionin e virusit, ekziston shqetësimi se antitrupat monoklonal mund të humbasin, ose zvogëlojnë aftësinë e tyre për të neutralizuar virusin”, tha Diaz.
Sidoqoftë, ajo shtoi se opsione të shumta terapeutike janë aktualisht të disponueshme për COVID-19. Sipas Diaz, studimet duhet të monitorojnë rezistencën dhe aktivitetin e monoklonalëve, si dhe antiviralëve të tjerë, ndaj varianteve të reja si Omicron.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.