Pinguli në “Argument”: Të ulen kostot e prodhimit! Biznes po bëjnë shpërndarësit e jo prodhuesit
Sipërmarrësi Stefan Pinguli deklaron se ka bisedime mes qeverisë dhe biznesit për të ulur shpenzimet e energjisë elektrike dhe për të përfshirë në skemën e TVSH-së 6 % edhe restorantet dhe jo vetëm hotelet.
“Shpresojmë, e po kërkoj ndihmën e Zotit, që dy gjëra të na ndodhin. E para, të na ndodhë që shteti, meqë ka filluar të lëvizë, të na japë të drejtë për uljen e shpenzimeve të energjisë.
Kemi diskutime po llafet i kemi nën tavolinë se nuk i kemi mbi tavolinë. Dhe së dyti, presim që të mos e kemi 6 % vetëm për hotelin por edhe për restorantet. Nëse zgjidhen këto, janë shumë të lehta dhe përmirësohen raportet e kostove” tha Pinguli në “Argument”.
Më tej, duke analizuar situatën e biznesit në vend, Pinguli tha se në Shqipëri bëjnë më shumë biznes shpërndarësit sesa prodhuesit.
Duke u ndalur te industria e birrës, Pinguli tha se ka një përmbysje të raportit import/eksport.
“Një statistikë shumë anormale që ka nevojë për shumë vëzhgim. Për shembull në sektorin e birrës,kemi arritur të kemi 60% import e 40% prodhim kur pak vite më parë kemi qenë në raport 60% prodhim dhe 40% import. Ka ndodhur dicka.
Janë shpërndarësit që bëjnë biznes në Shqipëri. Kurse ne jemi prodhues. Sic duket, shpërndarësve u është dhënë prioritet dhe jo prodhuesve”tha Pinguli.
SCAN
Të bësh biznes në kohëra të vështira!Të ftuar: Stefan Pinguli, sipërmarrës, Birra StelaRezart Prifti, pedagogKliton Gerxhani, ekspert i politikave të turizmit
Posted by RADIO TELEVIZIONI SCAN on Monday, April 15, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.