Pjesë e Pakos së Rimëkëmbjes – Kosova jep thuajse 7 milion euro ‘paga lufte’
Në një njoftim zyrtar në faqen Facebook, Ministria e Financave të Kosovës ka deklaruar se lëshoi këstin e radhës së Paketës së Rimëkëmbjes, stimul financiar kushtuar pandemisë.
Ky këst është në vlerën 6.5 milion euro, nga 60 milion euro që është e gjithë paketa.
Njoftimi i Plotë:
𝗡𝗷𝗼𝗳𝘁𝗶𝗺 – 𝗦𝘂𝗯𝘃𝗲𝗻𝗰𝗶𝗼𝗻𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗹𝗶𝗻𝗷𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗽𝗮𝗴𝗮𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗸𝘂𝗮𝗱𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗣𝗮𝗸𝗼𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗥𝗶𝗺𝗲̈𝗸𝗲̈𝗺𝗯𝗷𝗲𝘀
Të nderuar tatimpagues,
Në vijim të njoftimit të Komisionit të Ankesave, të publikuar në uebfaqen e Ministrisë së Financave, të datës 26.01.2021, Komisioni i Ankesave njofton tatimpaguesit se vendimi nr. 03/59 i Qeverisë së Republikës së Kosovës, me ndarje buxhetore prej gjashtë milionë e pesëqind mijë euro (6,500,000.00 €), si vazhdimësi e vendimit nr. 10/33 me ndarje buxhetore prej gjashtëdhjetë milionë euro (60,000,000.00 €) është ekzekutuar.
Tatimpaguesit të cilët vlerësojnë se i plotësojnë kriteret dhe nuk kanë përfituar subvencionim, mund të parashtrojnë ankesë në postën elektronike 𝗮𝗻𝗸𝗲𝘀𝗮.𝗺𝗳@𝗿𝗸𝘀-𝗴𝗼𝘃.𝗻𝗲𝘁, duke filluar nga sot deri me datën 16.03.2021. Ankesa duhet të përmbajë numrin unik identifikues të tatimpaguesit apo në rast se tatimpaguesi nuk posedon numrin unik identifikues, duhet të përmbajë numrin fiskal.
Në kuptim të njoftimit të Komisionit të Ankesave të datës 26.01.2021, vetëm ankesat e dorëzuara nga sot e tutje do të merren në shqyrtim. Po ashtu, vetëm ankesat lidhur me subvencionimin e linjës së pagave në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, të parashtruara nga data 01.02.2021 e tutje do të shqyrtohen, në përputhje me mandatin e Komisionit të Ankesave.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.