Pjesëmarrja në programin e Drejtësisë në Bashkimin Europian, Shqipëria do të paguajë kuotë 34-40 mijë euro çdo vit
Shqipëria ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Bashkimin Europian, për pjesëmarrje në programin e drejtësisë së BE-së. Ky memorandum i nënshkruar në vitin 2016 por që ka marrë fuqi ligjore në fillim të këtij viti, ka tre objektiva kryesorë, që janë:
-Bashkëpunimi gjyqësor për çështjet civile e penale(te çështjet civile hyjnë çështjet tregtare, çështjet e falimentit, çështjet familjare, si dhe bashkëpunimi gjyqësor)
-Trajnimi gjyqësor, duke përfshirë trajnimin e gjuhës në terminologjinë juridike, me qëllim nxitjen e një kulturë të përbashkët ligjore të drejtësisë europiane
-Qasja efektive në drejtësi në Europë, duke përfshirë edhe të drejtat e viktimave të krimit, si dhe të drejtat procedurale në procedurën penale.
Në kuadër të këtij programi, Shqipëria duhet të paguajë edhe një kuotë vjetore. Kontributi financiar që duhet të paguhet nga Shqipëria në Buxhetin e Përgjithshëm të Bashkimit Europian për të marrë pjesë në bashkëpunimin gjyqësor, trajnimin gjyqësor dhe aksesin në linjat e drejtësisë të Programit, do të jetë si më poshtë:
-34 061 euro për vitin 2016;
-35 674 euro për vitin 2017;
-37 260 euro për vitin 2018;
-38 974 euro për vitin 2019;
-40 662 euro për vitin 2020
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.