Pjesëmarrja në tregun e punës, Elbasani kryeson Shqipërinë
Qarku i Elbasanit ka rezultuar qarku që ka vënë më shumë ‘në lëvizje’ popullsinë nga mosha 15 deri në 64 vjeç.
Sipas vjetarit statistikor Rajonal, shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës mbi 15 vjeç është 65.8%
Edhe pse angazhimi është më i madhi në vend, numri i të punësuarve në këtë qark është 11.4 %, nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në Shqipëri, ndërsa norma e papunësisë është 6.6 %.
Pas Elbasanit, qarku i dytë me shkallën më të lartë pjesëmarrëse në forcën e punës për këtë grupmoshë, është Shkodra, me 63.8%, e ndjekur me një diferencë të vogël nga qarku i Vlorës, me 63.6%
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.