Plakja e popullsisë në Europë – BQE: Mund të sjellë recesione më të gjata për bllokun
Plakja e popullsisë së Europës mund të kufizojë në mënyrë të përhershme politikat monetare, duke sjellë recesione më të gjata, sipas ekonomistit kryesor të Bankës Qendrore Europiane, Peter Praet. Ndryshimi demografik në Europë ka ndikuar aktualisht te ulja e normave e interesit, duke reduktuar mjetet e Bankës Qendrore Europiane për të reaguar dhe duke shtuar rrezikun e mos arritjes së objektivit të inflacionit.
Banka ka dështuar të arrijë objektivin e nivelit të çmimeve në 5 vitet e fundit dhe inflacioni nuk pritet të arrijë në mënyrë të qëndrueshme objektivin në pranë 2% deri në fund të dekadës. Për rrjedhojë, politikat monetare kanë humbur efektivitetin, pavarësisht mjeteve eksperimentale të përdorura për të stimuluar ekonominë, si normat negative të interesit. Ndërkohë që mjetet eksperimentale kanë dhënë efekt për momentin, Praet argumenton se norma neutrale e interesit, që është niveli ekuilibër, ka rënë ndjeshëm ndërkohë që plakja e popullsisë ka rritur kursimet, frenuar rritjen e produktivitetit dhe shtuar numrin e pensionistëve në raport me punëtorët aktiv.
“Recesionit mund të jenë më të gjatë dhe rimëkëmbjet më të ngadalta”, tha Praet. Ai shtoi se ndër zgjidhjet e mundshme përfshihen rritja e moshës së daljes në pension dhe politika që inkurajojnë pjesëmarrjen e fuqisë punëtore, si rritja e mobilitetit të punës apo trajnimet më efektive. Shefi i ekonomistëve të Bankës Qendrore Europiane bëri gjithashtu thirrje për politika që mbështesin rritjen e produktivitetit.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.