Plan kombëtar masash – Parandalimi i kanabisit, paketë për nxitjen ekonomike të zonave
Qeveria ka miratuar një plan veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit për vitet 2017-2020.
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi shpjegoi se brenda këtij plani parashikohet një paketë masash për nxitjen ekonomike të atyre zonave që janë evidentuar si problematike.
“Një paketë shumë e gjerë masash që synojnë ndërgjegjësimin publik, nxitjen dhe mbështetjen e veprimtarisë ekonomike të ligjshme në zonat dhe komunitetet e prekura, lehtësimin e barrës fiskale dhe mbështetjen sociale për individët dhe komunitetet nën risk është përcaktuar në Planin Kombëtar kundër Kanabisit. Zbatimi i Planit Kombëtar Kundër Kanabisit përbën një prioritet të rëndësishëm të Qeverisë dhe të institucioneve. Viti 2017 do të shënojë pa asnjë dyshim një kulm të rëndësishëm në goditjen e fenomenit të kanabisit në Shqipëri“, u shpreh Peleshi.
Zëvendëskryeministri Peleshi tha se plani kombëtar i masave përfshin ngritjen e një grupi ndërkryeministror që do të drejtohet nga vetë ai.
Në deklaratën e dhënë në ambientet e Kryeministrisë, Peleshi shtoi pas goditjes së grupit që merrej me kultivimin e kanabisit në Lazarat, anëtarë të këtij grupi shtrinë veprimtarinë e tyre në zona të ndryshme të vendit.
Florenc Drizari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.