Planet vendore, MZHU: Fokusi jo tek urbanizmi, por tek zhvillimi sektorial
Zhvillimi urban në vend përgjatë 27 viteve ka qenë kaotik duke sjellë me vetë një kosto të pariparueshme në disa raste.
Në këto kushte vizioni i Planit të Përgjithshëm por sidomos atyre vendore është që urbanizimi masiv të jetë i frenuar duke lënë hapësira për zhvillim sektorial dhe më shumë përfitim për komunitetet.
Drejtori i Zhvillimit të Territorit në Ministrinë e Zhvillimit Urban jep edhe detajet në një intervistë për televizionin SCAN.
Hartimi i kuadrit ligjor dhe rregullator është njëra anë e medaljes tjetra ka të bëjë me kapacitetet zbatuese dhe monitoruese që planet të zbatohen siç duhen pa devijime.
Për këtë Ministria do të hartojë një metodologji të re. Shumica e bashkive në vend kanë një plan vendor ose janë në proces hartimi ndërkohë që mbeten edhe 12 të tjera që presin mbështetje financiare për të nisur punën.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.