Plani ambicioz për të ‘shpëtuar’ Evropën – Merkel dhe Macron prezantojnë iniciativën e re ekonomike
Për t’u marrë me “krizën më serioze në historinë e BE”, siç e ka përkufizuar përsëri, Angela Merkel ka rënë dakord me Emmanuel Macron të pasurojë buxhetin shumëvjeçar evropian me një fond rimëkëmbjeje “ambicioz, të përkohshëm dhe të synuar” me vlerë 500 miliardë euro.
Fondi i Rimëkëmbjes, Mes, Sure dhe arma e re e Bankës Qëndrore Evropiane: çfarë ka në arsenalin Evropian kundër krizës për mbi 2000 miliardë
Komisioni i BE-së do të emetojë bono
Paratë do të jepen në formën e transferimeve dhe jo të kredive për vendet që janë në krizë. Ato do të gjenden nga Komisioni i BE-së në treg, përmes bonove, të shpërndara në vendet më të goditura nga kriza dhe të kthyera “jo nga marrësit”, siç theksohet nga presidenti francez, por nga vendet anëtare në tërësi. Merkel theksoi në këtë drejtim se pjesën më të madhe do ta mbulojë Gjermania e cila “do të kontribuojë 27%” në fondin e Rimëkëmbjes. Kancelarja gjithashtu shtoi se “burimet gjithashtu do të ndihmojnë në shmangien e boshllëqeve pas krizës” nga koronaviruset.
Marrëveshja e BE për Fondin e Rimëkëmbjes. Vlen një mijë miliardë euro por paratë nuk do të jenë aty menjëherë
Fondet që nuk peshojnë borxhet
Risia e iniciativës franko-gjermane, e cila do t’i paraqitet Komisionit të BE-së për diskutim me partnerët e tjerë evropianë (dhe do të duhet të votohen unanimisht, dhe të ratifikohen nga parlamentet), është si në shumën ashtu edhe në mënyrën në të cilën dhurohen fondet. E para, 500 miliardë, është më pak sesa kërkohet nga vende të tilla si Italia, por është një kompromis i domosdoshëm për të përmbushur rezistencën e vendeve të Evropës Veriore.
Ndërkohë, lajmi i mirë për Italinë dhe për vendet e tjera si Spanja, të cilat janë më të prekur nga kriza dhe rrezikojnë nga borxhi i rëndë për të rifilluar ekonominë, është se fondet nuk do të jenë kredi. Merkel nënvizoi rëndësinë e një propozimi që “nuk peshonte borxhet” e Shteteve dhe që “shkoi posaçërisht për ata që ishin më të prekur nga kriza”.
Burimi: La Republica
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.