Plani i Kuvendit/Kur do të votohen në seancë kontratat PPP Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat
Pas votimit në komisionet parlamentare, dy kontratat koncesionare PPP për akset rrugore akset Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat tashmë do të duhet të votohen edhe në seancë plenare në mënyrë që t’i hapet rrugë zbatimit të tyre.
Referuar kalendarit të punimeve të Kuvendit, këto kontrata janë parashikuar të votohen në seancën e 4 korrikut.
Këto kontrata, në total kapin një vlerë prej 281 milion euro pa TVSH. Kostoja e tyre ka shkaktuar jo pak debate e kundërshti nga radhët e opozitës.
Referuar deklaratës së përfaqësuesve të qeverisë, kostoja e 1 kilometri rrugë shkon në 4.8 milion euro ( pa përfshirë veprat e artit apo tunelet).
Kohëzgjatja e 2 kontratave Partneritet Publik/Privat është 13 vjet.
Aksi Milot-Balldren ka një gjatësi prej rreth 17 kilometrash ndërsa aksi Orikum-Dukat rreth 15 kilometra.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.