Plani kombëtar i integrimit 2021-2023 – Objektiv kryesor, përafrimi i legjislacionit. Negociatat janë hapur
Ministria e Jashtme ka publikuar planin Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2021-2023 për konsultime publike. Plani do të shërbejë si instrument i planifikimit dhe monitorimit të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë. PKIE 2021 – 2023 synon prioritizimin, planifikimin, monitorimin dhe vlerësimin e përafrimit të plotë të legjislacionit shqiptar me acquis e Bashkimit Evropian si një nga kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Plani Kombëtar për Integrimin Evropian ka një objektiv të dyfishtë. Së pari, ai do të shërbejë si instrument i planifikimit të plotësimit të detyrimeve të lindura nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.
Së pari duhet që të ketë një përafrim të legjislacionit shqiptar me atë europian, detyrim që buron nga Neni 70 i MSA-së. Së dyti, bazuar në marrjen e statusit të vendit kandidat në qershor 2014, PKIE 2021 – 2023 ka si pikësynim final përafrimin e plotë të legjislacionit shqiptar me acquis e Bashkimit Evropian si një nga kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në plan theksohet se më 25 mars 2020, Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërisë, ndërsa po pritet konferenca ndër qeveritare për të filluar zyrtarisht procesin, vendimi pozitiv erdhi duke marrë parasysh progresin e arritur me disa reforma si:
- Miratimi reformës zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODHIR, duke siguruar financim transparent të partive politike dhe fushatave elektorale;
- Sigurimi i zbatimit të vazhdueshëm të reformës në drejtësi, përfshirë sigurimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën përkatëse ndërkombëtare, përfshirë opinionet e zbatueshme të Komisionit të Venecias;
- Përfundimi i ngritjen e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
- Ka forcuar më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe nëpërmjet bashkëpunimit me shtetet anëtare të BE-së dhe përmes plan veprimit për të adresuar rekomandimet e Task Forcës të Veprimit Financiar (FATF).
Në plan theksohet se integrimi në BE është objektivi kryesor gjeostrategjik për vendin.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.