Plani Kombëtar i Moshimit – Transport publik falas e shërbime shëndetësore, kosto 5-vjeçare, 6 mld lekë
Krahas miratimit të pensionit minimal, Plani Kombëtar i Moshimit përcakton edhe një sërë objektivësh të tjerë që do të duhet të arrihen gjatë 5 viteve të ardhshëm. Referuar dokumentit, synohet rritja e aksesit në transportin publik për të moshuarit më të varfër përmes skemave te subvencionimit. Këtu përfshihen kryesisht pensionistët që trajtohen me pension social, duke synuar heqjen e barrierave negative qe ndërhyjnë ne përfshirjen e te moshuarve ne jetën shoqërore, ku mes te tjerash është edhe pamundësia per te përdorur transportin per distanca relativisht te largëta ne mjedisin urban.
Megjithatë plani parashikon ndërmarrjen e politikave lehtësuese edhe për pensionistë të tjerë nga ana e bashkive me mbi 100 mijë banorë. Por, pavarësisht se plani synon kryesisht mbrojtjen e pensionistëve më në nevojë, ai kërkon gjithashtu dhe pjesëmarrje më të gjerë e të moshuarve në jetën komunitare. Në këtë kuadër kërkohet ofrimi sistematik nga ana e bashkive të aktiviteteve kulturore e sociale me përfshirje te te moshuarve te vetmuar (vizita turistike ne qytete te Shqipërie, konkurse letërsie dhe muzike, përkujtimore te personave te shquar, etj).
Gjithashtu, kërkohet aplikim i tarifave te reduktuara per personat mbi 65 vjeç per evente artistike apo sportive te ofruara nga vete Bashkia apo agjenci te tjera publike a private ne territorin e bashkisë. Ndërkaq, një tjetër qëllim është edhe ofrimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore të përshtatshme dhe të integruara për të moshuarit, duke nisur nga rritja e qendrave ditore, e deri te ofrimi i kujdesit shëndetësor në banesë për ata persona që kanë humbur autonominë. Zbatimi i gjithë Plani Kombëtar i Moshimit 2020-2025, duke përfshirë edhe përcaktimin e pensionit minimal parashikohet të ketë një kosto buxhetore prej rreth 6 mld lekësh.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.