Planifikimi hapësinor detar – GEF financon rreth 14 milionë USD për projektin Shqipëri – Mali i Zi
Nis zbatimi i projektit për planifikimin hapësinor detar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, i cili synon vendosjen e një balance ekologjike në detin Adriatik.
Ky projekt financohet nga Fondi Mjedisor Global në vlerën rreth 14 milion dollarë. Lidhur me projektin, përfaqësuesi i PNUD, Lorenzo Galbiati thekson rëndësinë e zbatimit të tij për të pasur një mirëmenaxhim dhe përfitim të zonave përreth.
Zbatimi i këtij projekti në koordinim të plotë me vendet e tjera të rajonit do të jetë një çelës suksesi i kësaj iniciative për përfitime të detit Adriatik dhe vendeve bregdetare përreth tij. Agjencitë mjedisore në nivel ndërkombëtar do ta mbështesin zbatimin e projektit.
Kreu i agjencisë së zonave të mbrojtura Zamir Dedej sqaron për TV SCAN rezultatet konkrete që synohen të arrihen.
Projekti Adriatik GEF pritet të përfundojë në shtator të vitit 2019.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.