‘Plasin’ prangat në Itali – Arrestohen 43 politikanë dhe sipërmarrës
Nga 95 personat e hetuar, për asocim me grupe mafioze, favorizim të korrupsionit si dhe financim të veprave kriminale, janë ndaluar 43 politikanë dhe biznesmenë të përfshirë. Prej tyre 12 persona kanë përfunduar në burg, 16 në arrest shtëpie ndërsa pjesa tjetër me gjoba dhe dorëheqje nga pozicionet aktuale.
Zyrtarët dhe sipërmarrësit në fjalë akuzohen për ryshfete si dhe bashkëpunim me familjet mafioze të Italisë, duke shfrytëzuar postet e tyre për lehtësim të krimit dhe vjedhjeve në vend. Kanë rezultuar dokumente dhe fatura të panumërta gjatë hetimit të provave të konfiskuara.
Ndër emrat e personave të ndaluar është edhe këshilltari rajonal Fabio Altitonante, nën sekretari i zonës së Lombardisë për Rajonin Expo si dhe këshilltari bashkiak i Milanos e zëvendësprokurori rajonal i Forza Italia, Pietro Tatarella, i cili është edhe kandidat për Bashkimin Europian.
Akuza tjetër ka të bëjë me kontratat e nënshkruara nga Amsa, kompania e mbeturinave në Milano dhe disa kompani publike. Por për hetuesit dhe investigatorët, karakteri kryesor i hetimit është sipërmarrësi Daniele D’Alfonso me Shërbimin e tij të Ecolit, i cili është përgjegjës për rrethanën rënduese të favorizimit të ‘ndrangheta’(grup mafioz në Kalabri), që me kontratat e nënshkruara në shkëmbim të ryshfetit do të punësonte burrat e familjes mafioze kalabreze Molluso di Buccinasco.
Burimi: ILSole24ore
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.