Platforma e bashkëqeverisjes – Rama: Probleme me administratën, kush nuk plotëson objektivat do largohet
Drejtuesit e administratës që nuk do të plotësojnë objektivat e vendosura nga qeveria do të largohen nga puna. Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me kordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes theksoi se do të ketë hetim administrativ për përgjegjësit që sorollatin qytetarët.
Rama i bëri thirrje kryetarëve të bashkive, që ashtu sikurse ministrat, ti përgjigjen qytetarëve përmes kësaj platforme.
Qytetarët sollën disa raste të zgjidhura përmes platformës së bashkëqeverisjes, ku dominonin problemet me hipotekat.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.