Platforma “School Me” – Përdorim efikas i teknologjisë në procesin e të nxënit, për shkollat 9-vjeçare
Zhvillimi i arsimit tashmë po tejkalon kufijtë tradicional, dixhitalizimi nuk po shihet më si një tabu për sistemin arsimor duke bërë të mundur implementimin e platformave nëpërmjet të cilave zgjerohen burimet e të nxënit, krahas librit.
“School Me” është një ndër shembujt të përdorimit më efikas të teknologjive të reja në procesin e të nxënit për shkollat 9 vjeçare në vend, që ndihmon nxënësin të mësojë, jo vetëm në ambjentet brenda shkollës por edhe jashtë saj.
Ariana Maçi, drejtoresha e shkollës 9 vjeçare Misto Mame në Tiranë, një ndër 35 shkollat ku ky projekt po pilotohet, nënvizon për televizionin SCAN disa risi që sjell Platforma “SchoolMe” ndër të cilat ajo për ofrimin e informacionit të bollshëm duke shoqëruar on-line mësimin e zhvilluar në klasë me filma, harta, laborator imazhe por mbi të gjitha informacioni është i kontrolluar, dhe ndihmon nxënësin të mësoj edhe në mënyrë të pavarur.
Sipas Ariana Maçit, pas njohjes me atë çfarë sjellë kjo platformë, prindërit janë treguar të gatshëm për regjistrimin e fëmijëve të tyre përmes kodit personal të fëmijës që e mundëson shkolla përkatëse.
Edhe stafi pedagogjik është në një proces trajnimi, kjo për të mundësuar efikasitetin maksimal të platformës Platforma u ofron përdoruesve të saj mijëra video, të zhvilluara nga institucione arsimore e shkencore ndërkombëtare, për të thelluar dhe përfshirë në kurrikul dijet e reja dhe metodat bashkëkohore të nxënies.
Funksionalitete të platformës janë dhe pyetësorët, mbajtja e shënimeve vetjake, krijimi i teksteve nga çdo përdorues dhe përgatitja e ditarëve nga mësuesit. Aktualisht ky projekt po pilotohet në shkolla 9 vjeçare në Tiranë, Elbasan dhe Lezhë ku aksesojnë falas rreth 20 mijë nxënës.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.