“Po grabitet prona” – Tabaku kundër Korporatës së Investimeve
Projektligji për Korporatën e Investimeve, është cilësuar nga Partia Demokratike, si grabitja më e madhe që po u bëhet pronave të shtetit. Në një deklaratë për media, ish deputetja e demokrate, Jorida Tabaku, thekson se drafti është tërësisht antikushtetues dhe korruptiv.
Projektligji për Korporatën e Investimeve ishte parashikuar që të diskutohej në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, mbledhja e të cilit u anulua në momentet e fundit. Ky draft ka ngjallur diskutime të mëdha edhe në radhët e ekspertëve të ekonomisë.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.