Pogradec, OSHEE: Nis pas 40 vitesh investimi për rrjetin e ri elektrik
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur pas 40 vitesh investimin në rrjetin e ri elektrik 20 kV në qytetin e Pogradecit.
Faza e parë ka nisur me punimet në zonën e Goricës për ndërtimin e fiderit numër 7 dhe dy kabinave.
Sipas njoftimit të OSHEE, i gjithë qyteti i Pogradecit do të furnizohet përmes 10 fiderave të rinj dhe 65 kabinave. OSHEE tha se përfundimi i tyre do të jetë në Nën Stacionin e ri.
Investimi në fjalë mendohet ti shërbejë 48 mijë abonentëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.