Pogradeci “under – construction” – Çfarë parashikon projekti për lidhjen e rrugëve ruale me atë kombëtare
Bashkia Pogradec ka shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik një tender me fond 7.2 milionë lekë. Ky fond do të shkojë për shërbime konsulence, mbi projektimin e rrugëve rurale të Pogradecit dhe lidhjen me rrjetin rrugor kombëtar.
Saktësisht, bëhet fjalë për fillimin e rrugës në fshatin Proptisht deri në përfundimin e rrufës në fshatin Bishnicë.
“Gjendja aktuale e rrugës është shumë e amortizuar dhe në kohë reshje shiu dhe bore bëhet edhe e pakalueshme. Rruga kalon në një terren kodrinor dhe malor dhe ka një gjatësi rreth 28.9 km” specifikohet në detajet e tenderit.
Rruga për të cilën është shpallur tenderi lidh Krahinën e Mokrës me rrugën nacionale (Qukës – Qafe Plloçë).
Projekti do të qëndrojë në Agjencinë e Prokurimit Publik deri më 3 dhjetor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.