Polemika për G30, BQE: Nuk na takon ne të vendosim për publikimin e takimeve
Banka Qendrore Europiane është përfshirë në disa polemika të pazakonta. Institucioni me bazë në Frankfurt, deklaroi se, nuk i takon që të publikojë përmbajtjen e takimit të Mario Draghit me disa prej financierëve dhe ekonomistëve më me zë.
Sipas institucionit, i takon, grupit prej 30 personash që të marrë një vendim të tillë, në rast se dëshiron ose jo që të publikojë përmbajtjen e takimit.
Pavarësisht kësaj, Banka Qendrore Europiane sqaroi se, ky takim ishte në interesin publik, duke shtuar kështu edhe më shumë polemikat. Ky lloj takimi është periodik dhe merr formën e një klubi anëtarësie.
Në rast se, Mario Draghi nuk do të ishte anëtarësuar, duke marrë pjesë rrjedhimisht në takim, atëherë nuk do të kishte polemika të tilla. Mario Draghi është takuar kështu me guvernatorin e bankës së Anglisë, atë të Japonisë, me nobelistin Paul Krugman, si edhe drejtorët e Santander, JP morgan, akademikë të tjerë, si dhe menaxherë fondesh, bankierë me peshë, etj.
Ka qenë pikërisht avokati i popullit i Bashkimit Europian që ka kërkuar transparencë nga Banka Qendrore. “Për mbledhjet e G30, është thelbësore që të jetë vetë grupi që të vendosë”– u përgjigj banka.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.