Policia bashkëpunon me SPAK-un, arrestohet shefi i Kadastrës
Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i koduar “Aluizni”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat.
“Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit. Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive” njofton Policia e Shtetit. Operacioni u krye nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.