Policia e Maqedonisë së Veriut zbulon kamionin e përmbysur me 19 emigrantë brenda
Policia në Maqedoninë e Veriut u shpreh se ka gjetur 25 migrantë të plagosur, përfshirë shtatë të mitur, në një kamion të përmbysur në verilindje të vendit.
Policia tha se 15 afganë, 9 pakistanezë dhe 1 irakian u gjetën në një rrugë lokale të mërkurën herët dhe u transferuan në një spital në qytetin verior të Kumanovës.
Një zyrtar i spitalit tha për Associated Press se një migrant me plagë serioze të shtyllës kurrizore u transferua në spitalin e përgjithshëm në kryeqytet, Shkup. Të tjerët pësuan lëndime të vogla dhe u lanë të lirë.
Policia beson se grupi hyri në vend në mënyrë të paligjshme nga Greqia. Ata do të transferohen në qendrën e migrantëve në qytetin jugor të Gjevgjelisë.
Shumë migrantë përpiqen të përdorin rrugë kontrabande për të kapërcyer Ballkanin në vendet më të prosperuara të Bashkimit Evropian më tej në veri.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.