Policia: Kush janë 5 shoferët e kompanisë së taksive në Tiranë që u arrestuan duke transportuar 23 shtetas sirianë!
Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar në flagrancë 5 shtetas të cilët po tentonin me kalonin në mënyrë të paligjshme 23 shtetas sirianë drejt Malit të Zi, me destinacion final Austrinë.
Nga Specialistët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
R.Sh., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi me mjetin e tij, po transportonte 5 shtetas të huaj sirianë.
H.M., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili me mjetin e tij, po transportonte 5 shtetas të huaj sirianë.
A.T., 51 vjeç, banues në Tiranë, i cili me mjetin e tij, po transportonte 5 shtetas të huaj sirianë.
L.D., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi me mjetin e tij, po transportonte 4 shtetas të huaj sirianë.
K.S., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi me mjetin e tij, po transportonte 4 shtetas të huaj sirianë.
“Këto shtetas në afërsi të Urës së Bahçallëkut u kapën dhe u arrestuan, pasi në bashkëpunim dhe të organizuar me njëri-tjetrin dhe me mjetet e tyre të cilët janë të një firme që ofron shërbim “Taxi” në Tiranë po transportonin 23 shtetas të huaj sirianë për në Mal të Zi, me destinacion final Austrinë” njofton Policia. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.