Policia Rrugore – 8 të arrestuar, 92 leje drejtimi të pezulluara
8 të arrestuar dhe mbi 92 leje drejtimi të pezulluara, është ky bilanci i kontrolleve gjatë 48 orëve të policisë rrugore të Tiranës.
Sipas njoftimit të policisë së shtetit, kontrollet kanë vijuar me Radar e Drager në autostradë dhe në rrugët e brendshme të Tiranës, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi.
Gjithashtu dhe të ata drejtues që drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit, duke u bërë burim aksidenti.
Policia rrugore ka evidentuar dhe ndëshkuar 56 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, 95 masa për mos përdorim rripin e sigurimit, 120 masa për parakalim të gabuar 117 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të automjetit.
Po ashtu gjatë 48 orëve të fundit policia ka bllokuar dhe 8 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.