Policia Rrugore intensifikon kontrollet – Në 24 orë arrestohen 12 drejtues mjetesh dhe pezullohen 18 patenta
12 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore gjatë 24 orëve të fundit në rrugët e kryeqyteti. 6 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimit dhe 1 për korrupsion aktiv ndaj funksionareve qe ushtrojnë funksione publike dhe 1 për falsifikim te dokumentave zyrtare.
Po ashtu, gjatë aksionit janë ndëshkuar:
- 25 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara
- 35 të tjerë për mospërdorim të rripit të sigurimit
- 12 për shkelje të semaforit
- 25 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar
- 67 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse
Në vijim të kontrolleve të ushtruara në kuadër të planit operacional ‘Tispol Shtator 2018’, janë pezulluar po ashtu edhe 18 patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Policia Rrugore e Tiranës iu bën apel të gjithë prindërve që të përdorin mjetet e transportit publik për të shoqëruar fëmijët në shkolla, për të shmangur ngarkesën e trafikut që pritet të krijohet me javën që vjen me nisjen e procesit mësimor.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.