Policia vijon kontrollin e dyqaneve për sekuestrimin e produkteve piroteknike
Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në dyqane dhe pika shumicash, në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën.
“Si rezultat i kontrolleve deri më tani nuk janë konstatuar kapsolla, apo produkte piroteknike që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për shëndetin dhe jetën”, thuhet në njoftim.
Policia deklaron se kontrollet do të vijojnë, ndërsa i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të tregtimit të këtyre lëndëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.