Politika, “barrë” mbi bizneset – Shalsi: Kriza është artificiale, të hapur për dialog
Kriza politike që ka përfshirë vendin dhe ka shkaktuar një faturë të rëndë ekonomike për bizneset e konsumatorët, cilësohet si artificiale.
Në një intervistë për SCAN, Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, thekson se është në kontakt të vazhdueshëm me sipërmarrjen gjatë kësaj periudhe, por kjo situatë nuk vjen si pasojë e klimës së biznesit në vend.
Ndërsa bën një apel të hapur për dialog me opozitën, në mënyrë që kjo krizë të mos zgjasë edhe më tej duke transferuar kosto të panevojshme mbi biznesin.
Dhomat e Tregtisë dhe Shoqatat e Biznesit i bënë një apel të hapur politikës për të marrë masa urgjente për zgjidhjen e kësaj situate, duke paralajmëruar përshkallëzim të qëndrimit.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.