Politika rrezikon turizmin – Vathi: Mund të dalim nga harta, frenohen prenotimet jashtë vendit
Situata e tensionuar politike rrezikon ta nxjerrë Shqipërinë nga harta e vendeve që konsiderohen si destinacione për t’u vizituar. Agjencitë turistike japin alarmin se nëse kjo krizë vijon të zgjatet pasojat do të jenë të pariparueshme dhe të shtrira në tre vitet në vijim. Ndërkohë që efektet e para janë dhënë edhe gjatë këtij viti.
Ndërkaq, zgjedhjet vendore duket se kanë frenuar edhe prenotimet e qytetarëve shqiptarë që duan të pushojnë jashtë vendit.
Vitet e fundit, ka pasur një trend në rritje të shqiptarëve që bëjnë pushimet në destinacione të huaja si Turqia apo Greqia, për shkak edhe të shërbimeve më të larta që ofrohen.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.