“Politika t’i thërrasë mendjes” – Meta reagon për situatën: Pasojat, të pariparueshme
Kreu i Shtetit, Ilir Meta u ka bërë thirrje forcave politike që të mos tregohen egoiste dhe të mos e çojnë vendin një konfrontim civil, por të gjejnë një zgjidhje për daljen nga kriza.
Presidenti Meta bëri me dije se në prag të sezonit turistik, situata e tensionuar politike do të sjellë pasoja të pa riparueshme për ekonominë.
Reagimi i kreut të shtetit vjen pas protestës së opozitës të zhvilluar më 11 Maj dhe krizës ku ndodhet situate politike në vend, e cila po vë në rrezik dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.