Polonia zëvendëson ministrin e financave me kreun e taksave
Partia qeverisëse, Ligji dhe Drejtësia (PiS), në Poloni, riorganizoi shumë nga ministrat e saj të lartë, duke zëvendësuar Ministrin e Financave Teresa Czerwinska me nënkryetarin e saj Marian Banas, kreu i administratës tatimore të vendit, sipas TV shtetërore.
Një nga figurat kryesore që dha dorëheqjen, Czerwińska kishte shprehur skepticizmin e aftësisë së qeverisë për të paguar programet e reja të shpenzimeve sociale në fillim të këtij viti, sipas mediave lokale.
Riorganizimi i kabinetit, i cili u njoftua në pallatin presidencial polak dhe u transmetua drejtpërsëdrejti në televizionin shtetëror, u realizua pas zgjedhjeve të parlamentit europian.
Një numër i konsiderueshëm ministrash polakë, duke mos përfshirë Czerwinska, fituan mandatet për të shkuar në Bruksel.
Burimi: Euronews
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.