“Pop Economy”, emisioni më i ri në SCAN – Histori suksesi, por jo vetëm!
Ka nisur emisioni më i ri në Televizionin SCAN. Pop Economy, nga Jenida Vladi, do të sjellë histori suksesi të cilat do të frymëzojnë ata që kanë shpirt sipërmarrësi, si dhe këdo që dëshiron të guxojë.
Pop Economy ka në fokus jo vetëm bizneset, por mbi të gjitha historitë njerëzore, të cilat të vërtetojnë se çdokush mund t’ja dalë me pak mbështetje.
Armando Mustafa, drejtues i “Restorant Mustafa” në Vlorë ishte personazhi i puntatës së parë. 16 vjeç, me ardhjen e demokracisë, ai u largua me gomone drejt Italisë, në kërkim të asaj që e quajnë “jetë më e mirë”.
Vetëm dy vite më vonë, Armando vendosi të kthehej, për të mos u larguar më kurrë nga vendlindja. Asokohe, restoranti i dytë, sot, një nga më të suksesshmit në Vlorë.
Pop Economy mund ta ndiqni çdo të enjtë në orën 20:45, si dhe ritransmetim çdo të premte, ora 13:45.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.