Portali e-Albania – DPT: Paguani online 13 detyrimet tatimore
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tha se të gjithë sipërmarrësit apo individët mund të realizojnë përmes platformës online e-Albania pagesat e 13 detyrimeve tatimore.
DPT tha se këto pagesa mund të kryhen në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi dhe gjithashtu mund të paguhen direkt nga vendi i punës, shtëpia apo edhe celulari.
Sipas njoftimit, tatimpaguesit e realizojnë këtë duke u loguar në portalin e-Albania me kredencialet e tyre. DPT tha se ata mund të kryejnë pagesë të pjesshme ose të plotë për këto taksa dhe tarifa:
Tatimi mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël; Tatim i Lojërave të Fatit Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi; Tatim i Mbajtur në Burim; Tatim mbi Vlerën e Shtuar; Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin; Tatim Fitimi; Tatim mbi të Ardhurat Personale; Taksat Kombëtare; Tarifat Kombëtare; Renta minerare; Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe Detyrime globale/Penalitetet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.