Porti i Durrësit publikon shifrat/ Sa pasagjerë, automjete e mallra qarkulluan në 2019!
Gjatë vitit 2019, nga dhe drejt portit të Durrësit udhëtuan 878 mijë e 687 pasagjerë. Kjo shifër bëhet e ditur nga Autoriteti Portual Durrës. 181 mijë automjete. Tragetet janë shfrytëzuar nga 70,432 kamjonë dhe 7,742 trajlerë, të cilët kanë transportuar mallra të ndryshme import-eksporti.
APD njofton se edhe transporti i mallrave me tragete ka njohur një rritje prej 5 përqind, krahasuar me vitin paraardhës, duke arritur volumin prej mbi 916 mijë ton gjithsej.
Ndërsa numri i përgjithshëm i lundrimeve të trageteve gjatë vitit që lamë pas arrin 1,052 lundrime vajtje-ardhje Durrës-Bari, Durrës-Ankona dhe Durrës-Trieste.
Krahasuar me vitin 2018, tragetet kanë realizuar 42 lundrime më shumë se një vit më parë.
Sipas Sektorit të Statistikave në APD, shifrat janë përkatësisht 3 dhe 1 përqind më të larta se sa ato që u regjistruan për vitin 2018.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.