Porti i Limjonit – Qeveria miraton kontratën me tarifë 1 euro
Një tjetër kontratë e qirasë me tarifë 1 euro është miratuar nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit.
Bëhet fjalë për pjesë të ambienteve të portit të Limjonit në Sarandë, sipërfaqe e llogaritur prej 5370 metër katrorë.
Kontrata është lidhur mes kompanisë qiramarrëse “Concord Investment” dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ku për një periudhë 20 vjeçare do të përdorë këtë hapësirë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.