“Portofol vaksinash”/ Komisioni Europian, dakordësi me kompaninë Moderna për 160 milionë doza
Komisioni Europian ka rënë dakord me kompaninë Moderna që ka zbuluar vaksinën kundër COVID-19 për të blerë deri në 160 milionë doza vaksine. “Tani duhet të negociojmë për ta kthyer këtë dakordësi në një marrëveshje konkrete” ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit.
Sipas zëdhënësit, Brukseliu dëshiron të krijojë një portofol vaksinash të ndryshme, edhe pse nuk dihet ende se cila prej tyre mund të jetë më e sigurta.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.