Portugezët të parët në Australi? Ja monedha që po lëkund themelet e historisë
Australia mund të ketë qenë vizituar nga detarët portugezë më shumë se 250 vjet para se kapiteni James Cook të mbërrinte në kontinent.
Kjo është një teori që shqyrtohet nga shkencëtarët në Australi ndërsa përpiqen të gjurmojnë origjinën e një monedhe afrikane, e cila u gjet në një plazh vitin e kaluar.
Copa prej bakri, e cila është një nga shumë gjetje të ngjashme, besohet të jetë një monedhë Kilwa që tani i përket Tanzanisë dhe daton pothuajse 1000 vjet më parë. Por, si përfundoi monedha në Ishujt Wessel jashtë Australisë veriore, ende nuk është e qartë.
Një shpjegim i mundshëm është se portugezët, të cilët kishin bastisur Kilwa në vitin 1505, e lanë monedhën prapa në udhëtimet e tyre në Azinë juglindore. Detarët portugezë ishin në Timorin Lindor deri në 1515 dhe potencialisht mund të kishin arritur në kontinentin australian.
Kjo do t’i bënte ata ndoshta evropianët e parë që kanë shkelur në Australi. Do të thoshte gjithashtu se ata kanë qenë atje rreth 250 vjet përpara se kapiteni James Cook ta quante këtë kontinent britanik.
Duke folur për ‘The Guardian’, arkeologu që edhe zbuloi këtë monedhë, Mike Hermes u shpreh se:- ‘Ne e kemi peshuar dhe matur atë, dhe praktikisht një mbetje e vjetër e një monedhe Kilwa dhe nëse është kështu kjo do të ndryshonte tërë historinë’.
Hermes gjeti monedhën e shtrirë në një plazh në Ishujt Wessel vitin e kaluar, duke thënë se nuk kishte vlerë të brendshme.
Ata kanë nxitur një valë spekulimi nëse Portugalia ishte fuqia e parë evropiane për të arritur në Australi. Shkencëtarët në Australi po shqyrtojnë tani monedhën e re në një përpjekje për të zbuluar sekretet e saj.
Burimi: DailyMail
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.