P&P: Shqipëria është destinacioni i ardhshëm për plazhet e Europës, qeveria po investon në industrinë e turizmit
Kur duam të bëjmë pushimet në Europë, ka disa vende që rekomandohen shpesh si destinacione të ngrohta dhe bregdetare. Dikush mund të mendojë për Barcelonën, Nisën ose Jugun e Italisë si vende të ngrohta dhe me diell për të pushuar. Por opsione më të lira, tashmë të kthyera shumë popullore janë edhe Greqia dhe Kroacia.
Megjithatë, Shqipëria është destinacioni më i mirë dhe i ardhshëm i plazhit në kontinentin e Europës”, shkruan Pens&Patron, një faqe për turizmin.
“Vendi i vogël mesdhetar është vendosur midis Greqisë dhe Malit të Zi, ka ende plazhe relativisht të panjohura dhe të paprekura. Ndërkohë që shqiptarët janë të ndërgjegjshëm për plazhet e vendit të tyre, të huajt janë ende të pa qartë. Turistët europianë duhet t’u gëzohen plazheve të Shqipërisë, për vetë faktin që janë shumë pranë vendeve të tyre”.
Duke qenë se ende Shqipëria nuk është kthyer në një destinacion popullor, çmimet pritet të jenë përkatësisht më të ulëta, shkruan Pens&Patron.
Natyrisht, akomodimi nuk mund të jetë në shkallën e destinacioneve të zakonshme me pesë yje, por infrastruktura aktuale është më shumë se e përshtatshme.
Qeveria e vendit gjithashtu, duke kuptuar rëndësinë e kësaj pasurie bregdetare ka filluar të investojë më shumë në zhvillimin e industrisë së re të turizmit.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.