Pr.Buxheti 2022/ Denaj: Rritje 10% e ndihmës ekonomike dhe 6% për pagat e mjekëve
Në diskutimin e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë për projektbuxhetin 2022, i cili parashikon financim mbi 3% të PBB-së, për një nga sektorët prioritarë ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj njofton se u vendos:
- Rritje e pagave me 6% për rreth 18,500 mjekë dhe infermierë.
- Financim i vaksinimit të popullatës me fond 2.7 miliardë lekë.
- Rritje me 10% e ndihmës ekonomike për 50,000 familje.
- Dyfishim i ndihmës ekonomike për rreth 15 mijë familje me 3 ose më shumë fëmijë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.