Pr.ligji i ushqimit/ Leka: Të hiqet titulli ekzekutiv për gjobat, nxit rryshfetin
Shoqatat e biznesit kërkojnë që të rishikohet draftligji për ushqimin në pikën ku i jep gjobës titull ekzekutiv, për t’i dhënë mundësi bizneset që të ankohen në gjykatë, si e drejtë kushtetuese. Në emër të agrobiznesve, Luan Leka shprehet se nuk bën sens që gjobat mbi 300 mijë lekë të shqyrtohen nga i njëjti institucion që i vendos.
Sipas tij, ky ligj që fuqizon inspektorët në mënyrë të tillë, do të prodhojë korrupsion në kurriz të bizneseve. Ndërsa përmendi edhe raste të isnpektorëve që u bëhej presion për vendosje gjobash.
Edhe pse Ministri i Bujqësisë Bledi Çuci theksoi se për këtë draft ishte konsultuar me bizneset, këto të fundit vetëm pak minuta më pas u shprehën se projektligji është ndryshuar tërësisht nga çka është rënë dakord dhe nuk reflekton kërkesat e sipërmarrjes.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.