Prag festash, MI thirrje qytetarëve: Bëni kujdes nga ofertat mashtruese të kompanive ajrore
Të gjithë qytetarët e Kosovës që për festa do të kthehen në atdhe apo do të udhëtojnë jashtë vendit për të festuar, Ministria e Infrastrukturës i bën thirrje të tregojnë kujdes.
Sipas njoftimit të MI, qytetarët duhet të tregojnë kujdes në rezervimin e biletave në rrjetet sociale dhe të mos gënjehen nga ofertat mashtruese që ofrojnë disa kompani.
“Të nderuar qytetarë,
Jemi në prag të festave të fundvitit kur bashkatdhetarët planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, dhe qytetarë të shumtë nga këtu marrin rrugë për në vendet e tjera. Prandaj, me qëllim të evitimit të çfarëdo mashtrimi të mundshëm nga aviokompani të rrejshme, kërkojmë që të jeni vigjilent në rezervimin e biletave.
Luteni që të shqyrtoni me kujdes ofertat e mundshme që mund t’i pranoni përmes rrjeteve sociale apo në forma të tjera dhe t’u drejtoheni vetëm kompanive serioze që operojnë në linjat që ju nevojiten.
Mbetemi në dispozicionin tuaj që të paraqitni kompani të tilla që synojnë mashtrimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. http://mi-ks.net/…/mi-fton-qytetaret-te-jene-te-kujdesshem-…”, thuhet në njoftim.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.